

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një 26-vjeçari është regjistruar në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Korçë–Pogradec, pranë fshatit Vloçisht.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 01:00, një automjet tip “Benz”, i drejtuar nga shtetasi O. P., 26 vjeç, është përplasur me një automjet tip “Audi”, me drejtues shtetasin K. C., 27 vjeç.
Për pasojë, drejtuesi i automjetit “Benz” ka humbur jetën në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra nga përplasja.
Nga aksidenti janë dëmtuar edhe drejtuesi i automjetit “Audi”, si dhe një pasagjer që udhëtonte në këtë mjet. Të dy janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ka kryer veprimet në vendin e ngjarjes dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 01:00, në aksin rrugor Korçë–Pogradec, në afërsi të fshatit Vloçisht, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin O. P., 26 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin K. C., 27 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi O. P.
Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Audi”, shtetasi K. C., si dhe një pasagjer që udhëtonte në këtë automjet. Të dy po marrin mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.



Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






