

Gjatë protestës së 66-të në Tiranë, një i ri ka akuzuar qeverinë shqiptare për, siç u shpreh ai, përdorim të “standardeve të dyfishta” në raport me shqiptarët në rajon.
Në fjalën e tij para protestuesve, ai kritikoi vendimin për hapjen e një Konsullate të Serbisë në Shkodër, duke e lidhur këtë me qëndrimin e qeverisë ndaj Kosovës, ndërsa kundërshtoi shpalljen “non grata” të disa shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova.
Sipas tij, Shqipëria nuk duhet të jetë një vend ku shqiptarët ndihen të përjashtuar apo të cenuar për shkak të origjinës së tyre.
“Si mund të trajtohet një shqiptar si i huaj në Shqipëri? Si mund të ndodhë që një shqiptar të shpallet i padëshiruar në vendin e tij?”, u shpreh ai gjatë protestës.
Më tej, i riu deklaroi se Shqipëria duhet të mbetet e hapur për të gjithë shqiptarët, duke theksuar se historia dhe identiteti i përbashkët janë elementë që i bashkojnë ata.
“Dera duhet të jetë e hapur për çdo shqiptar. Kemi një histori dhe identitet që na bashkon. Shqipëria është e të gjithëve dhe ashtu duhet të mbetet”, u shpreh protestuesi.
Deklaratat u bënë gjatë tubimit të zhvilluar në kuadër të protestave të organizuara prej 66 ditësh kundër qeverisë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






