

Partia Socialiste u ka përcjellë zyrtarisht bashkive projektligjin për reformën e re administrativo-territoriale, në një kohë kur në disa prej zonave të prekura kanë nisur protesta kundër ndryshimeve të propozuara.
Sipas dokumentit të dërguar, kryetarët e bashkive dhe këshillat bashkiakë duhet të shprehin qëndrimet e tyre ose të paraqesin propozime alternative brenda një afati prej 60 ditësh.
Gjatë kësaj periudhe, njësitë e qeverisjes vendore do të duhet të organizojnë dëgjesa publike me qytetarët, me qëllim konsultimin e projektligjit dhe mbledhjen e sugjerimeve mbi ndarjen e re administrative.
Projektligji parashikon një organizim të ri me 46 bashki dhe 12 qarqe, sipas një skeme të integruar të qyteteve dhe njësive administrative.
Sipas propozimit, reforma synon të krijojë bazën ligjore mbi të cilën do të zhvillohen zgjedhjet e ardhshme për organet e qeverisjes vendore në vitin 2027.
Ndërkohë, projektligji pritet t’i nënshtrohet procesit të konsultimit publik dhe shqyrtimit institucional përpara se të kalojë për miratim në Kuvend.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






