Transmetuar më 04-08-2026, 20:53

Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, kanë zgjedhur këtë verë Italinë si destinacion për pushimet familjare, pavarësisht planeve të tyre për të investuar në ishullin e Sazanit dhe në zonën e Zvërnecit.

Çifti është fotografuar në Taormina, në Sicili, një nga destinacionet më të njohura turistike të Mesdheut, ku po kalojnë disa ditë pushimi së bashku me fëmijët.

Sipas mediave italiane, Ivanka Trump dhe Jared Kushner kanë mbërritur në Taormina me jaht dhe po qëndrojnë në një nga hotelet luksoze të zonës. Axhenda e tyre përfshin edhe pjesëmarrjen në Google Camp, aktiviteti vjetor që mbledh personalitete të njohura nga bota e biznesit, teknologjisë dhe politikës.

Zgjedhja e Italisë vjen pas disa vizitave të njëpasnjëshme në Shqipëri, ku emrat e tyre janë lidhur me projektin e investimit në ishullin e Sazanit. Gjatë viteve të fundit, çifti ka publikuar edhe momente nga qëndrimet në bregdetin shqiptar, ku kanë kaluar pushime dhe kanë shprehur interesin për të investuar.

Projektet e propozuara kanë ngjallur debate në opinionin publik, duke u shoqëruar me reagime dhe protesta nga grupe të ndryshme qytetare.

Megjithatë, nuk ka asnjë informacion zyrtar që zgjedhja e Italisë si destinacion pushimesh këtë verë të lidhet me këto reagime apo me projektet e investimit në Shqipëri.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit