Transmetuar më 04-08-2026, 20:45

Një emigrant nga Dibra, me banim në Itali, ka mbajtur një fjalim gjatë protestës së 66-të të zhvilluar para Kryeministrisë, ku ka drejtuar akuza të forta ndaj klasës politike shqiptare.

Inxhinieri i pyjeve, i cili deklaroi se ka qenë punonjës i qeverisë "Rama 1", tha se u detyrua të largohej nga Shqipëria pasi, sipas tij, nuk pranoi të përfshihej në veprime të paligjshme.

Gjatë fjalës së tij, ai falënderoi protestuesit për qëndresën, duke vlerësuar pjesëmarrjen e familjeve, nënave me fëmijë dhe personave me aftësi të kufizuara.

Emigranti u shpreh gjithashtu se sistemi aktual ka dëmtuar edhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, duke pretenduar se diaspora po përballet me pasoja ekonomike dhe mungesë mbështetjeje institucionale.

Ai deklaroi se kishte ardhur në Shqipëri së bashku me familjen për pushime, por vendosi t’i ndërpriste ato për t’iu bashkuar protestës.

Në fjalën e tij, protestuesi akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kryeministrin Edi Rama, duke i cilësuar ata si "dy tradhtarët më të mëdhenj të kombit", ndërsa shtoi se qëndrimet e tij mbështeten, sipas tij, në fakte.

Deklaratat e tij u bënë gjatë tubimit të zhvilluar në kuadër të protestës së 66-të kundër qeverisë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit