Transmetuar më 04-08-2026, 19:55

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku po zhvillohet dita e 66 e protestës kundër kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kreut të qeverisë, duke deklaruar se kjo mbetet kërkesa e tyre kryesore dhe e panegociueshme. Sipas organizatorëve, protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e këtij objektivi.

Gjatë tubimit janë artikuluar gjithashtu kërkesa për ngritjen e një qeverie teknike me mandat 12-mujor, si edhe për hetimin e kryeministrit Edi Rama nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Protesta po zhvillohet në sheshin “Skënderbej”, ndërsa deri më tani nuk raportohen incidente.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit