Transmetuar më 04-08-2026, 19:38

Temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve do të mbajnë edhe gjatë së mërkurës një pjesë të madhe të territorit në rrezik të lartë për zjarre në pyje, sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO).

Sipas institutit, niveli i lartë i rrezikut parashikohet në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër.

Ndërkohë, në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër rreziku do të jetë i moderuar, megjithëse në disa zona të këtyre qarqeve pritet të arrijë nivele të larta. Konkretisht, IGJEO vlerëson se rreziku më i lartë do të jetë në pjesën perëndimore të qarkut Shkodër, në verilindje të qarkut Kukës dhe në perëndim të qarkut Dibër.

Për ditën e nesërme nuk parashikohen reshje shiu në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 34 gradë Celsius në zonat bregdetare, deri në 37 gradë Celsius në zonat e ulëta dhe deri në 33 gradë Celsius në zonat malore.

Sipas IGJEO, era do të fryjë me intensitet të lehtë deri mesatar, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, veçanërisht në zonat pyjore dhe me bimësi të dendur.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit