Transmetuar më 04-08-2026, 15:57

ITALI – Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e 24-vjeçarit shqiptar Nurian Dalipaj, i cili humbi jetën pasi u godit me thikë në fyt gjatë një konflikti në Vescovato, në provincën e Kremonës.

Sipas mediave italiane, autori i dyshuar është Mattia Miraglia, 32 vjeç, i cili është arrestuar dhe po hetohet për veprat penale të vrasjes dhe tentativës për vrasje.

Hetimet paraprake tregojnë se ngjarja nisi mbrëmjen e së dielës në një lokal në Kremona, ku Miraglia pa ish-partneren e tij duke biseduar me Dalipajn. Mes dy të rinjve shpërtheu fillimisht një debat verbal, i cili u pasua nga një përplasje e shkurtër jashtë lokalit. Më pas, 32-vjeçari u largua drejt banesës së tij në Vescovato.

Pak kohë më vonë, Nurian Dalipaj, së bashku me dy vëllezërit e tij, shkuan pranë banesës së autorit të dyshuar. Sipas hetimeve, Miraglia doli jashtë i armatosur me një thikë kuzhine dhe, pas një konflikti të ri, goditi 24-vjeçarin në fyt, duke i shkaktuar plagë fatale.

Gjatë përleshjes mbeti i plagosur rëndë edhe vëllai 20-vjeçar i viktimës, i cili ndodhet në terapi intensive, ndërsa vetë autori pësoi një dëmtim në dorë.

Sipas dëshmive të banorëve dhe personave që njihnin autorin e dyshuar, konflikti mes palëve kishte nisur prej kohësh dhe lidhej me motive xhelozie, të lidhura me ish-partneren e 32-vjeçarit.

Autoritetet italiane vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht dinamikën e ngjarjes, që ka tronditur komunitetin e vogël të Vescovatos.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit