Transmetuar më 04-08-2026, 14:40

TIRANË – Fituesja e Big Brother VIP Albania 5, Selin Bollati, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa momente të veçanta me DJ Gimbon, duke treguar se miqësia mes tyre vijon të mbetet e fortë edhe pas përfundimit të spektaklit.

Përmes disa postimeve në InstaStory, Selin publikoi fotografi ku shfaqet pranë DJ Gimbos, të shoqëruara me një dedikim të shkurtër, por domethënës.

"Je shoku im i ngushtë", shkroi ajo krahas postimit, duke konfirmuar raportin e afërt që kanë ndërtuar.

Që pas përfundimit të Big Brother VIP Albania 5, Selin Bollati dhe DJ Gimbo kanë ruajtur një marrëdhënie të ngushtë, duke u shfaqur shpesh së bashku dhe duke ndarë me ndjekësit momente nga miqësia e tyre.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit