Transmetuar më 04-08-2026, 12:45

TIRANË – Ministria e Brendshme ka shpallur persona “non grata” dy shtetas nga Maqedonia e Veriut, të cilët sipas autoriteteve shqiptare dyshohet se disponojnë të dhëna për veprimtari që cenojnë sigurinë dhe interesat e shtetit shqiptar.

Bëhet fjalë për Valon Beljan, i njohur edhe si Valjon Bela, si dhe Bekir Halimi, të dy me shtetësi të Maqedonisë së Veriut.

Sipas informacionit zyrtar, vendimi është marrë në kuadër të masave të ndërmarra nga institucionet shqiptare ndaj personave që konsiderohen si rrezik për sigurinë kombëtare.

Beljan, i njohur edhe si Valjon Bela, është i përfshirë në politikë, ndërsa Bekir Halimi ushtron aktivitet si imam.

Për mbledhjen e të dhënave dhe vlerësimin e rrezikut ndaj këtyre personave është angazhuar edhe Njësia Antiterror në Policinë e Shtetit.

Ky vendim vjen pas një serie masash të ngjashme të ndërmarra nga autoritetet shqiptare. Pak javë më parë, u shpall “non grata” edhe shtetasja Ikballe Huduti, pas pjesëmarrjes së saj në protesta antiqeveritare.

Autoritetet shqiptare nuk kanë bërë publike detaje të tjera mbi veprimtaritë konkrete për të cilat dy personat janë shpallur të padëshiruar në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit