

PRISHTINË — Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka intensifikuar përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje politike për formimin e institucioneve të reja të Kosovës, në prag të seancës konstituive të Kuvendit të caktuar për 6 gusht.
Në kuadër të konsultimeve, Kurti kishte ftuar në takim krerët e partive parlamentare. Lidhja Demokratike e Kosovës ka pranuar ftesën dhe do të marrë pjesë në takimin e planifikuar për orën 18:00 në Kuvendin e Kosovës.
Në krahun tjetër, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë refuzuar ftesën, duke përsëritur qëndrimin e tyre për të vijuar veprimtarinë në opozitë. Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se pret që Vetëvendosje dhe partitë e tjera të gjejnë një zgjidhje për krijimin e institucioneve.
Kurti ka theksuar se data 6 gusht duhet t’i gjejë partitë të përgatitura për konstituimin e legjislaturës së re, ndërsa bisedimet e sotme me LDK-së mbeten vendimtare për arritjen e mundshme të një dakordimi paraprak.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






