Transmetuar më 04-08-2026, 11:50

PRISHTINË — Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, do të zhvillojnë një takim këtë pasdite, në orën 18:00, për të diskutuar rreth zhbllokimit të situatës politike dhe krijimit të institucioneve.

Takimi vjen vetëm një ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila është caktuar të mbahet të enjten, më 6 gusht, në orën 10:00.

Më herët, Kurti u kishte drejtuar ftesë krerëve të tri partive kryesore parlamentare: PDK-së, LDK-së dhe AAK-së. Ndërsa Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës refuzuan ftesën duke konfirmuar qëndrimin e tyre në opozitë, lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pranoi të marrë pjesë në tryezën e diskutimit.

Bisedimet e sotme konsiderohen vendimtare për të mësuar nëse palët do të arrijnë një dakordim politik për tejkalimin e ngërçit institucional përpara seancës së Kuvendit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit