Transmetuar më 04-08-2026, 11:43

KORÇË — Një vjedhje me thyerje është regjistruar gjatë orëve të natës në lagjen numër 16 të qytetit të Korçës, ku persona ende të paidentifikuar kanë depozituar me forcë në brendësi të një subjekti privat.

Sipas të dhënave paraprake, autorët kanë thyer xhamat e dyqanit dhe janë larguar duke marrë rreth 1 milion lekë të vjetra, si dhe një sasi produktesh ushqimore dhe paketa me cigare.

Ngjarja është konstatuar mëngjesin e sotëm nga pronarët, të cilët kanë njoftuar menjëherë autoritetet policore. Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në kuadër të hetimeve, efektivët po sekuestrojnë dhe po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, si dhe po mbledhin prova materiale, përfshirë gjurmë gishtash, për të dokumentuar plotësisht këtë veprimtari kriminale.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit