Transmetuar më 04-08-2026, 11:37

TIRANË — Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 20 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërkohë që vijon puna intensive për neutralizimin e tyre.

Në operacionet e shuarjes së flakëve janë angazhuar gjithsej 727 forca operacionale, të mbështetura nga mjete zjarrfikëse dhe struktura të tjera mbështetëse. Autoritetet bëjnë thirrje për vigjilencë të lartë nga qytetarët dhe shmangie të çdo veprimi që mund të shkaktojë zjarrvënie, ndërsa situata mbetet nën monitorim të vazhdueshëm për shkak të temperaturave të larta dhe erës.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit