Transmetuar më 04-08-2026, 11:28

FIER — Nisja e muajit gusht është shoqëruar me fluks të lartë automjetesh dhe trafik të rënduar në aksin rrugor Fier–Kthesa e Patosit, ku radha e mjeteve ka arritur deri në 4 kilometra gjatësi.

Ngarkesa më e madhe e trafikut regjistrohet në drejtim të Patosit, Roskovecit dhe Mallakastrës. Kolona e automjeteve shtrihet nga hyrja e qytetit të Fierit deri pranë kthesës së Portëzës, duke shkaktuar vonesa të ndjeshme për drejtuesit e mjeteve.

Sfidat e qarkullimit në këtë segment përsëriten çdo vit gjatë sezonit veror për shkak të rritjes së lëvizjeve. Në terren ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore për menaxhimin e trafikut dhe lehtësimin e lëvizjes, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes dhe të respektojnë udhëzimet e efektivëve.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit