Transmetuar më 04-08-2026, 10:57

PUKË – Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Fushë Arrëz–Bajram Curri, në fshatin Porav, ku një drejtues motori ka mbetur i plagosur rëndë pas përplasjes me një automjet fuoristradë.

Sipas informacioneve paraprake, fuoristrada ka goditur motorin që drejtohej nga shtetasi A. Uka, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

I plagosuri është transportuar fillimisht drejt spitalit të Bajram Currit, por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore është bërë i mundur transportimi i tij me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për të marrë trajtim të specializuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit