Transmetuar më 04-08-2026, 10:49

GREQI – Një alpinist 20-vjeçar nga Kili ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi rrëshqiti dhe ra në një përrua në anën greke të kufirit, ndërsa po udhëtonte në këmbë nga Shqipëria drejt Greqisë.

Sipas autoriteteve greke, i riu ishte duke ecur së bashku me një mik të tij pranë zonës së Mavromatit, në veriperëndim të Greqisë, kur humbi ekuilibrin dhe ra në përrua.

Në vendngjarje ndërhynë menjëherë ekipet zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë të 20-vjeçarit.

Shoqëruesi i viktimës, një 22-vjeçar, u deklaroi autoriteteve se të dy kishin vendosur të kalonin kufirin në këmbë nga Shqipëria në Greqi për të kursyer para, pasi dispononin mjete financiare të kufizuara.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit tragjik.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit