

TIRANË – Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.
Karçanaj është nën hetim në kuadër të dosjes së AKSHI-t, ku së bashku me persona të tjerë, mes tyre Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, dyshohet për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal.
Sipas SPAK, ndaj të hetuarve janë ngritur disa akuza, mes të cilave konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës, heqja e paligjshme e lirisë, shkelja e barazisë në tendera, pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal dhe pastrimi i parave.
Hetimet për dosjen e AKSHI-t vijojnë, ndërsa organi i akuzës po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të çështjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






