

GREQI – Ndërsa zjarret vijojnë të përfshijnë zona të ndryshme të Greqisë, ekipet e shpëtimit dhe ambulancat veterinare për kafshët endacake po zhvillojnë prej tre ditësh operacione intensive për të shpëtuar kafshët e mbetura në zonat e rrezikuara.
Mes banesave të shkrumbuara dhe vendbanimeve të braktisura, shpëtuesit po kontrollojnë shtëpi më shtëpi në kërkim të çdo shenje jete, duke nxjerrë në siguri kafshë shtëpiake dhe endacake që kanë mbijetuar mes flakëve.
Pamjet e publikuara tregojnë momente prekëse të operacioneve të shpëtimit. Mes tyre është një qen i gjetur i lidhur në oborrin e një banese pjesërisht të shkatërruar, si edhe katër kotele të porsalindura të zbuluara brenda një furre druri, ku ishin strehuar për t’i shpëtuar zjarrit.
Aksionet e ekipeve të shpëtimit vijojnë pa ndërprerje, ndërsa autoritetet dhe organizatat për mbrojtjen e kafshëve po punojnë për t’u ofruar kujdes dhe strehim kafshëve të shpëtuara.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






