

MEKSIKË – Autoritetet meksikane kanë arrestuar Ramon Angel Alvarez Ayala, një nga drejtuesit e kartelit të drogës Jalisco New Generation, i dyshuar si personi që urdhëroi vrasjen e influencueses 23-vjeçare Valeria Marquez, krim që tronditi opinionin publik në maj të vitit 2025.
Sipas hetimeve, motivi i dyshuar i vrasjes lidhet me faktin se Marquez ishte ndarë nga djali i tij, Francisco Alvarez. Autoritetet pretendojnë se i riu i kërkoi të atit të organizonte eliminimin e influencueses, pasi më herët ajo ishte kërcënuar vazhdimisht.
Valeria Marquez u vra brenda sallonit të saj të bukurisë në shtetin Jalisco, ndërsa po transmetonte drejtpërdrejt në TikTok. Sipas autoriteteve, një person i maskuar dhe i armatosur hyri në ambientet e biznesit, e pyeti nëse ishte Valeria dhe më pas e qëlloi disa herë në gjoks dhe kokë. Kamera vijoi të regjistronte edhe momentet e fundit të ngjarjes, duke e bërë këtë një nga krimet më tëbujshme të vitit në Meksikë.
Përveç këtij rasti, Alvarez Ayala akuzohet edhe për urdhërimin e vrasjes së kryebashkiakut të Urapacanit, Carlos Manzo, gjatë një festivali të Ditës së të Vdekurve në nëntor 2025.
Ministri i Mbrojtjes Civile i Meksikës deklaroi se hetimet tregojnë se Ayala vendosi të organizonte vrasjen pasi mori një telefonatë nga djali i tij.
“Alvarez e kishte kërcënuar vazhdimisht dhe gjithçka tregon, gjë që do të provohet gjatë hetimeve, se djali i kërkoi babait të kryente vrasjen”, deklaroi ministri.
Arrestimi i Alvarez Ayala konsiderohet një hap i rëndësishëm në zbardhjen e plotë të vrasjes së influencueses 23-vjeçare, ndërsa hetimet për rastin vijojnë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






