Transmetuar më 04-08-2026, 07:28

Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme gjatë së martës, 4 gusht 2026, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura shumë të larta në të gjithë territorin.

Sipas parashikimit të motit, vranësira të pakta kalimtare pritet të shfaqen vetëm përgjatë zonave malore në orët e mesditës, ndërsa pjesa më e madhe e vendit do të dominohet nga moti i kthjellët.

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 39 gradë Celsius. Qytetet më të nxehta do të jenë Elbasani, Shkodra, Berati dhe Gjirokastra, ku termometri pritet të shënojë 39°C. Ndërkohë, në Tiranë, Fier dhe Lezhë temperaturat do të ngjiten deri në 38°C.

Era do të fryjë me drejtim juglindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare deri në 7 m/s, ndërsa në det pritet valëzim i ulët, me forcë 1-2 ballë.

Screenshot

Screenshot

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit