Transmetuar më 03-08-2026, 23:16

LEZHË, 3 gusht 2026 – Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në aksin rrugor Lezhë–Milot, pranë kryqëzimit të Shënkollit.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një këmbësor, një burrë rreth 50 vjeç, i cili ka humbur jetën në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.

Pas përplasjes me këmbësorin, automjeti ka dalë nga kontrolli dhe është përplasur me ambientet e një marketi pranë rrugës, duke shkaktuar dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për dokumentimin e ngjarjes dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura zyrtarisht identiteti i viktimës, si edhe shkaqet që çuan në aksident, ndërsa hetimet vijojnë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit