

MOSKË, 3 gusht 2026 – Transferimi i sulmuesit shqiptar nga Kosova, Mirlind Daku, te Spartak Moska pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim, por ende pa u finalizuar marrëveshja, futbollisti është përballur me reagime negative nga një grup i organizuar tifozësh të klubit rus.
Grupi ultras "Crazy North" publikoi një deklaratë në kanalin e tij në Telegram, ku shprehu kundërshtimin ndaj transferimit të Dakut. Në mesazh, grupi shfaq mbështetje për Serbinë dhe përdor gjuhë fyese ndaj shqiptarëve dhe kosovarëve.
Përveç deklaratës, në rrjetet sociale janë shpërndarë edhe fotografi të një pankarte me përmbajtje fyese të drejtuar ndaj futbollistit dhe shqiptarëve, duke shkaktuar reagime në opinionin sportiv.
Deri më tani, Spartak Moska nuk ka reaguar zyrtarisht lidhur me deklaratat e grupit të tifozëve. Ndërkohë, zyrtarizimi i transferimit të Dakut pritet të bëhet në ditët në vijim.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






