

Një apartament në katin e 9-të të një pallati në zonën e Shkëmbit të Kavajës është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 20:30, në një apartament në pronësi të shtetasit E. Sh.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe forcat e MZSH-së, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve. Zjarri është vënë nën kontroll dhe situata është normalizuar.
Si pasojë e tymit, 6 persona janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, pasi kanë shfaqur vështirësi në frymëmarrje. Sipas autoriteteve, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e ngjarjes, sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Durrës / Informacion paraprak
Rreth orës 20:30, në katin e 9-të të një pallati, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ka rënë zjarr në një apartament në pronësi të shtetasit E. Sh.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të MZSH-së.
Zjarri është shuar dhe situata është vënë nën kontroll.
Sipas të dhënave paraprake, 6 shtetas janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, pasi kanë shfaqur vështirësi në frymëmarrje si pasojë e tymit. Ata janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






