

Është mbyllur protesta e 65-të e zhvilluar mbrëmjen e sotme para Kryeministrisë.
Pas fjalimeve të mbajtura nga organizatorët dhe protestuesit, tubimi është përmbyllur me thirrje për vijimin e protestave edhe në ditët në vijim.
“Nesër më shumë” dhe “Ju erdhi fundi” kanë qenë disa prej mesazheve të përcjella gjatë mbylljes së protestës.
Fillimisht qytetarët u mblodhën në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas marshuan drejt Kryeministrisë, ku vijuan me fjalime dhe reagime kundër qeverisë.
Gjatë protestës pati edhe një incident, ku një protestues dyshohet se humbi ndjenjat, duke bërë që qytetarët të kërkonin ndërhyrjen e një mjeku. Nuk janë raportuar detaje të mëtejshme për gjendjen e tij shëndetësore.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






