

Një protestues dyshohet se ka humbur ndjenjat gjatë tubimit të zhvilluar mbrëmjen e sotme para Kryeministrisë.
Pas incidentit, aktivistë dhe qytetarë të pranishëm kanë kërkuar ndërhyrjen e një mjeku për të kontrolluar gjendjen shëndetësore të personit.
Protesta e 65-të kundër qeverisë nisi në sheshin “Skënderbej”, ku qytetarët u mblodhën fillimisht dhe më pas vijuan marshimin drejt Kryeministrisë.
Nga aty, protestuesit kanë vijuar me fjalimet e tyre, ndërsa në përfundim pritet të zhvillohet edhe marshimi për mbylljen e tubimit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






