Transmetuar më 03-08-2026, 20:30

SHKËMBI I KAVAJËS – Një apartament në katet e sipërme të një pallati 20-katësh në zonën e Shkëmbit të Kavajës është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së hënës.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë intensivisht për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.

Për shkak të lartësisë së godinës, ndërhyrja paraqitet e vështirë, ndërsa zona është rrethuar për të garantuar sigurinë e banorëve dhe të kalimtarëve. Në vendngjarje ndodhet edhe një ambulancë në gatishmëri për t’i ardhur në ndihmë çdo personi që mund të ketë nevojë.

Deri më tani nuk ka informacion zyrtar për persona të lënduar, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur shkaqet e zjarrit dhe për të vlerësuar dëmet materiale.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit