

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në aksin Peqin–Elbasan, në afërsi të fshatit Murras.
Sipas informacioneve paraprake, në përplasje janë përfshirë tre automjete, mes tyre edhe një furgon.
Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Për disa minuta, qarkullimi i automjeteve në këtë segment rrugor u bllokua, duke krijuar radhë të gjata mjetesh në të dy drejtimet, ndërsa më pas trafiku nisi të normalizohej.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, si dhe për disiplinimin e qarkullimit.
Pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet me detaje të tjera mbi rrethanat e ngjarjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






