

Policia ka dhënë informacion paraprak për aksidentin e rëndë të ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në Ksamil, ku humbi jetën një 20-vjeçar.
Sipas uniformave blu, rreth orës 18:10, në rrugën e Plazhit, në zonën e Lagunës, një automjet tip "Benz", i drejtuar nga shtetasi Angjelo Gjika, rreth 22 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje pasagjeri i automjetit, Antonio Mateli, rreth 20 vjeç.
Drejtuesi i automjetit është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe, sipas informacionit paraprak, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkakut që çoi në daljen e automjetit nga rruga.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






