Transmetuar më 03-08-2026, 19:26

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në Ksamil, në zonën e njohur si "Pema e Thatë".

Viktima është identifikuar si Antonio Mateli, rreth 20 vjeç, banues në Ksamil.

Sipas informacioneve paraprake, i riu po drejtonte një furgon kur u përfshi në aksident. Ai pësoi plagë të rënda dhe, pavarësisht përpjekjeve për ta transportuar me urgjencë drejt spitalit, nuk arriti t’u mbijetojë dëmtimeve.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur menjëherë veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Grupi hetimor po mbledh provat dhe dëshmitë në vendin e ngjarjes, ndërsa priten informacione zyrtare për dinamikën e plotë të aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit