Transmetuar më 03-08-2026, 18:37

TIRANË – Ish-deputeti dhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka reaguar ndaj protestës së zhvilluar në Maliq kundër propozimit për bashkimin e kësaj bashkie me Korçën në kuadër të reformës së re territoriale.

Në një postim në rrjetet sociale, Spaho, i cili ka përfaqësuar më herët këtë zonë në Kuvend, kritikoi qytetarët e Maliqit, duke i akuzuar se në zgjedhjet e vitit 2025 kanë votuar kandidatë të partive nga Korça dhe jo përfaqësues të zonës së tyre.

Sipas tij, kjo ka bërë që Maliqi të mbetet pa deputet në Parlament për herë të parë në 35 vite demokraci.

“Një pjesë e mirë në Bashkinë Maliq, të djathtë e të majtë, për disa para dhe thasë me miell, votuan kandidatët e PS dhe PD nga qyteti i Korçës dhe jo kandidatët që përfaqësonin Maliqin”, shkroi Spaho.

Ish-deputeti i cilësoi protestuesit si kontradiktorë, pasi sipas tij, u bëjnë thirrje deputetëve të Korçës të mos mbështesin reformën territoriale, ndërkohë që më herët kanë votuar për përfaqësues të kësaj zone.

Spaho u bëri thirrje mbështetësve demokratë në Maliq të reflektojnë për mënyrën e votimit në zgjedhjet e ardhshme, duke kritikuar ndikimin e figurave politike jashtë zonës në vendimmarrjen e tyre.

Reagimi i tij vjen pas protestave të banorëve të Maliqit, të cilët kundërshtojnë propozimin për shkrirjen e bashkisë së tyre dhe bashkimin me Bashkinë e Korçës, duke argumentuar se kjo cenon identitetin dhe funksionimin e pushtetit vendor në zonë.

Postimi i plotë:

Eh sa keq do me vinte per ta!

Por nuk meritojne keqardhje.

Nje pjese e mire ne Bashkine Maliq, te djathte e te majte, per ca leke te qelbura dhe ca thase me miell, ne zgjedhjet e vitit 2025 votuan per kandidatet e PS dhe te PD nga qyteti i Korces dhe jo kandidatet qe perfaqesonin Maliqin, pavaresisht ciles force politike i perkisnin.

Per here te pare ne 35 vjet demokraci e lane Maliqin pa asnje deputet ne Parlament, kur ne shumicen e rasteve kane pasur dy te tille dhe emra te rendesishem ne PD dhe PS.

Hipokrite dhe te pafytyre qe marrin fjalen ne proteste dhe i bejne thirrje deputeteve te Korces qe te mos votojne reformen territoriale per Maliqin.

Vaj medet, koka ben koka peson kur hapesh kater kanatesh per interesa te dites.

Here tjeter, ju te PD ne Bashkine Maliq kini kujdes kur votoni, mos degjoni Mulin dhe Ivin qe ju thone votoni kandidatin e Korces dhe ju per hater te tyre shkoni e flini me mullixhine.

Tani as Muli as Ivi nuk ju qasin ne dere.

Te pakten sa ishit Bashki me vehte fituat trenin elektrik nga Maliqi tek pylli i fazaneve.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit