Transmetuar më 03-08-2026, 16:46

BALLSH – Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Kash të Ballshit, duke shkaktuar dëme materiale dhe duke vënë në rrezik zonat e banuara.

Sipas informacioneve paraprake nga terreni, deri tani dy banesa janë shkrumbuar plotësisht nga flakët, ndërsa situata vijon të mbetet kritike për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarrit.

Era e fortë dhe terreni i vështirë kanë favorizuar avancimin e flakëve, të cilat kërcënojnë edhe banesa të tjera pranë zonës së përfshirë nga zjarri.

Forcat zjarrfikëse janë angazhuar në terren dhe po punojnë për izolimin e vatrës aktive, mbrojtjen e banorëve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve.

Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa priten të dhëna të reja mbi përmasat e dëmeve dhe ndërhyrjen e strukturave të emergjencës.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit