Transmetuar më 03-08-2026, 16:44

FINIQ – Situata e zjarrit në zonën e Finiqit është përkeqësuar, pasi flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe po afrohen pranë zonave të banuara.

Sipas informacioneve paraprake, banesa në zonë janë vënë në rrezik nga përhapja e zjarrit, ndërsa ekipet zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencës janë angazhuar për të frenuar avancimin e flakëve.

Era e fortë dhe temperaturat e larta po favorizojnë përhapjen e zjarrit, duke e vështirësuar ndërhyrjen e forcave në terren.

Vijon operacioni operacionin për izolimin e vatrave aktive dhe mbrojtjen e banorëve e pronave, ndërsa priten të dhëna të mëtejshme për përmasat e zjarrit dhe masat e marra për përballimin e situatës.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit