Transmetuar më 03-08-2026, 16:06

TIRANË – Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka denoncuar atë që e cilëson si abuzim me çmimet e produkteve bujqësore, duke akuzuar tregtarët se po rëndojnë kostot për konsumatorët dhe njëkohësisht po dëmtojnë prodhuesit vendas.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Braçe solli si shembull çmimin e shalqirit, duke theksuar se fermerët në Divjakë e kanë shitur produktin për rreth 40 ditë me vetëm 6 lekë për kilogram, ndërsa në zonat bregdetare ai tregtohet me 30 lekë për kilogram.

Sipas deputetit socialist, diferenca e madhe në çmim nuk përkthehet në përfitim për bujqit, të cilët, sipas tij, e kanë shitur prodhimin pa fitim, ndërsa tregtarët kanë siguruar marzhe të konsiderueshme.

Braçe pretendon se, sipas llogaritjeve të bëra prej tij, tregtarët justifikojnë rreth 10 lekë për kilogram si shpenzime dhe 10 lekë si fitim, ndërsa diferenca e mbetur mbetet e pajustifikuar.

Ai paralajmëroi se, me uljen e prodhimit në treg, çmimi i shalqirit tek fermerët mund të rritet në 12–15 lekë për kilogram, duke ngritur shqetësimin se kjo do të sjellë një tjetër rritje të çmimit për konsumatorët në zonat turistike.

Deputeti u bëri thirrje tregtarëve të reflektojnë, duke theksuar se praktika të tilla dëmtojnë jo vetëm fermerët, por edhe sektorin e turizmit dhe vetë aktivitetin e tyre tregtar. Postimi i plotë:

KJO NUK ESHTE TREGETI, ESHTE ZHVATJE!

NUK E BEJNE BUJQIT, POR TREGTARET QE PO ZHVASIN BUJQIT DHE PJATAT E TURIZMIT!

ESHTE E PADREJTE!

Cmimet e perimeve e frutave te stines, te vendit-afermendsh me te lira tani, me te cilat po furnizohet turizmi, JANE CMENDUR!

Po ju marr vec SHALQININ;

Per 40 dite me rradhe deri sot, SHALQINI ESHTE SHITUR NE #DIVJAKE ME 6 LEKE, VETEM 6 LEKE!

Nderkohe e gjithe vija bregdetare eshte furnizuar me SHALQI ME CMIM 30 LEKE PER KILOGRAM;

5 HERE ME SHTRENJTE!

Pyeta dhe aksidentalisht mora sot nje pergjigje;

Per cdo kilogram keta llogarisin 10 LEKE SHPENZIME dhe

10 LEKE FITIM; mungojne dhe 4 LEKE NE LLOGARI QE ATA SE THONE POR E FITOJNE PERSERI TREGTARET!

Vini re;

BUJQIT PER 40 DITE E KANE SHITUR SHALQININ PA FITIM, ME 6 LEKE PER KILOGRAM; ama TREGTARET NGA SHALQINI PA FITIM E ME HUMBJE I BUJKUT KANE FITUAR 10 LEKE PER KILOGRAM!

Kjo eshte tmerresisht e padrejte!

Ej o cuna, edhe ju punetore jeni e me vjen shume keq, POR A E MENDONI KETE QE BENI?

Cmimi sot ka levizur po shkon 12 leke e mund te arrije edhe 15 LEKE PER KILOGRAM; tani eshte vec CERMA, SULZOTAJ DHE IMASHTA QE KA SHALQI; ME SA DO E SHISNI JU PER TURIZMIN, ME 45?

Mendojeni nje here te vetme;

PO DEMTONI BUJQIT DHE VETEN TUAJ;

Turizmin po e po!

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit