Transmetuar më 03-08-2026, 14:26

TIRANË – Një 42-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë për të vuajtur dënimin me 15 vite burg për veprën penale të trafikimit të personave.

Bëhet fjalë për Sefer Selimajn, i cili u ekstradua nga Roma pas përfundimit të procedurave ligjore nga autoritetet italiane.

Sipas autoriteteve, Selimaj ishte dënuar në vitin 2017 nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me 15 vite burg për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”, kryer në bashkëpunim.

Pas mbërritjes në Shqipëri, 42-vjeçari iu dorëzua autoriteteve shqiptare në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, ku do të vijojë procedurat për ekzekutimin e vendimit gjyqësor.

Ekstradimi u realizua në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar mes autoriteteve shqiptare dhe italiane për lokalizimin dhe kthimin e personave të shpallur në kërkim.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit