

TIRANË- Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Komisariatin nr. 4 në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Ngacmim seksual” dhe “Heqje e paligjshme e lirisë”.
Sipas të dhënave paraprake, Julian Alla dyshohet se ka mbajtur një 13-vjeçar në banesën e tij në rrugën Bardhyl gjatë natës së 23-24 korrikut.
Rasti është denoncuar nga familjarët e të miturit, i cili gjatë deklarimeve në prani të prindit dhe psikologut ka pretenduar se është ngacmuar seksualisht nga 31-vjeçari. Alla u arrestua më 2 gusht, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






