

BULQIZË – Policia e Bulqizës ka arrestuar drejtuesin teknik të një subjekti minerar, pas hetimeve të zhvilluara për aksidentin në punë që i mori jetën 40-vjeçarit Ilir Kalaveri.
Në pranga është vënë shtetasi P. K., 63 vjeç, banues në fshatin Vajkal, i cili ushtronte detyrën e drejtuesit teknik në minierën ku ndodhi ngjarja.
Sipas Policisë, arrestimi u krye në vijim të hetimeve për aksidentin e ndodhur më 1 gusht 2026, ku humbi jetën minatori Ilir Kalaveri, 40 vjeç.
Nga veprimet paraprake hetimore dyshohet se 63-vjeçari, në cilësinë e drejtuesit teknik, nuk ka zbatuar rregullat e mbrojtjes në punë, çka sipas autoriteteve dyshohet se ka sjellë aksidentin me pasojë vdekjen e punonjësit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë".
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






