Transmetuar më 03-08-2026, 13:50

DURRËS – Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “July”, në kuadër të të cilit janë zbardhur gjashtë raste vjedhjesh dhe tentativash për vjedhje të regjistruara gjatë muajit korrik.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi I. D., 44 vjeç, banues në Durrës.

Sipas hetimeve paraprake, 44-vjeçari dyshohet se gjatë periudhës 14–24 korrik 2026 ka kryer një sërë vjedhjesh në qytet. Ai akuzohet se ka vjedhur një motoçikletë, një çantë me sende personale dhe një portofol, si dhe para dhe materiale në dy subjekte tregtare. Gjithashtu, dyshohet se ka tentuar të vjedhë në një banesë.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë për të verifikuar përfshirjen e të arrestuarit edhe në raste të tjera vjedhjesh të ndodhura në Durrës.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprimet e mëtejshme ligjore.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit