Transmetuar më 03-08-2026, 13:39

LUSHNJË – Një aksident rrugor është regjistruar në hyrje të fshatit Stan-Karbunarë, në aksin e vjetër nacional Lushnjë-Berat, ku një 28-vjeçare ka mbetur e plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti me të cilin udhëtonte e reja është përplasur me barrierat anësore të një ure dhe, pas disa rrotullimeve, ka përfunduar i përmbysur në njërën anë të rrugës.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesja e mjetit është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë kryer veprimet e para hetimore, kanë dokumentuar situatën dhe kanë menaxhuar qarkullimin e automjeteve.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit mbi drejtimin e automjetit. Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit