Transmetuar më 03-08-2026, 11:20

FUSHË KRUJË – Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur pranë nënkalimit të Fushë Krujës.

Sipas informacioneve paraprake, në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse të Krujës, të cilat kanë përdorur mjete prerëse për të liruar automjetin e përfshirë në aksident nga trafikndarësja.

I plagosuri është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor. Deri më tani nuk janë bërë të ditura të dhëna mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Autoritetet vijojnë hetimet, ndërsa pritet që në vijim të ketë më shumë detaje mbi dinamikën e ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit