Transmetuar më 03-08-2026, 09:06

PEJË – Një grua ka humbur jetën mëngjesin e së hënës pasi u godit nga një tren në Pejë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:35 dhe është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur njësitë policore dhe ekipet e emergjencës. Mjeku ka konstatuar vdekjen e gruas në vendin e ngjarjes.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë publike identitetin e viktimës, ndërsa rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja mbeten ende të paqarta.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të rastit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit