Transmetuar më 03-08-2026, 07:51

Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, ka bërë të ditur ndarjen nga jeta të bashkëshortit të saj, përmes një postimi prekës në rrjetet sociale.

Në mesazhin e publikuar, Hoti i jep lamtumirën partnerit të jetës me fjalë të mbushura me dhimbje, duke shprehur boshllëkun që ka lënë humbja e tij.

“U prehsh në paqe, i miri i zemrës time! Ladi im, shpirti im. Do na mungosh gjithë jetën”, shkruan deputetja, teksa postimin e ka shoqëruar edhe me fotografi.

I ndjeri la pas dy fëmijë.

Vëllai i të ndjerit, Aleksandër Ndoja njofton se 46-vjeçari u nda papritur nga jeta si pasojë e një ataku kardiak.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se kjo është një goditje e rëndë dhe e papritur për familjen e tyre.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë se vëllai ynë i dashur, Ladi Ndoja, u nda papritur nga jeta në moshën vetëm 46-vjeçare, si pasojë e një ataku kardiak. Një goditje e rëndë dhe e papritur për familjen tonë, që na ka lënë pa fjalë dhe me një dhimbje të pamasë. Ladi la pas bashkëshorten e tij të dashur Elda Hoti dhe dy fëmijët e vegjël, të cilëve u mungon tashmë shtylla e familjes së tyre. Në këto çaste të vështira, kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë miqve, të afërmve dhe dashamirësve, ndërsa përpiqemi të përballojmë këtë humbje të rëndë. U prehsh në paqe, i dashur Ladi! Kujtimi yt do të mbetet përherë në zemrat tona”, shkruan ai.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit