Transmetuar më 03-08-2026, 07:47

Pas vitesh spekulimesh, mediat britanike raportojnë se Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez, janë gati të kurorëzojnë me martesë historinë e tyre të dashurisë.

Sipas raportimit të The Sun, çifti pritet të thotë "Po" të shtunën, më 8 gusht, në ishullin e Madeirës, vendlindjen e futbollistit portugez, ku ai kaloi edhe vitet e fëmijërisë.

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë në një lidhje prej rreth 10 vitesh dhe kanë ndërtuar një familje së bashku, ndërsa gjatë kësaj periudhe kanë qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes së mediave.

Megjithatë, deri më tani, çifti nuk ka konfirmuar zyrtarisht lajmin për ceremoninë e martesës, ndërsa informacioni bazohet në raportimin e medias britanike The Sun.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit