Transmetuar më 03-08-2026, 07:40

HIMARË- Detaje të reja janë zbardhur nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e kaluar në zonën e Palasës, ku u qëllua nga një jaht. Mësohet se pas një operacioni që zgjati rreth dy orë, autoritetet kanë ndaluar mjetin lundrues dhe kanë shoqëruar personat që ishin në bord.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, kur pushues që ndodheshin në zonë njoftuan policinë se nga një jaht ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Menjëherë pas marrjes së sinjalizimit, shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare janë ngritur me urgjencë në këmbë dhe i janë vënë në ndjekje mjetit lundrues në hapësirën detare.

Gjatë ndjekjes, dy nga personat që ndodheshin në bordin e jahtit, kanë tentuar të afroheshin në breg me gomone për t’i ikur policisë, por pasi kanë parë praninë e efektivëve në tokë, janë kthyer sërish drejt jahtit.

Në përpjekje për t’i ikur autoriteteve, jahti ka fikur dritat dhe ka vijoi lëvizjen në det, por pas dy orësh ndjekjeje, mjeti u ndalua dhe u dërgua në Portopalermo për kontroll të imtësishëm. Po ashtu, në jaht pritet të kryhen kontrolle për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit