

Bulqizë, 3 gusht 2026 – Shtatë qytetarë janë shpëtuar nga rrjedha e lumit Drini i Zi në Bulqizë, pasi mbetën të bllokuar si pasojë e rritjes së menjëhershme të nivelit të ujit.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë ndërhynë menjëherë pas marrjes së një telefonate nga një qytetar, i cili kërkoi ndihmë pasi ai dhe gjashtë familjarë të tij kishin mbetur të izoluar në zonën e njohur si “Ura e Gjoricës”.
Në bashkëpunim me strukturat e Emergjencave Civile të Prefekturës Dibër dhe shërbimin zjarrfikës, u organizua një operacion shpëtimi, gjatë të cilit të shtatë qytetarët u evakuuan me gomone nga rrjedha e lumit.
Fatmirësisht, të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë pësuar lëndime.
Policia e Dibrës apelon për kujdes të shtuar gjatë qëndrimit pranë lumenjve dhe zonave ujore, veçanërisht në raste kur niveli i ujit mund të rritet papritur. Gjithashtu, u bën thirrje qytetarëve të njoftojnë menjëherë Policinë në çdo rast nevoje, për të mundësuar ndërhyrje sa më të shpejtë të shërbimeve të emergjencës.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






