

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë nisur një operacion për lokalizimin dhe ndalimin e një jahti, pasi dyshohet se nga bordi i tij janë qëlluar të shtëna me armë zjarri në ajër.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 21:00 është marrë njoftimi se nga një jaht që ndodhej në det, përballë Palasës, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Menjëherë pas sinjalizimit, shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare janë vënë në ndjekje të mjetit lundrues, ndërsa në operacion janë përfshirë edhe efektivët e Komisariatit të Policisë Himarë dhe të Stacionit të Policisë Dhërmi.
Forcat e policisë po kryejnë kontrolle edhe nga toka përgjatë vijës bregdetare, me qëllim identifikimin e personave të përfshirë dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Operacioni për ndalimin e jahtit vijon, ndërsa policia ka bërë të ditur se, pas përfundimit të veprimeve të para hetimore, do të japë informacion të plotë mbi rrethanat e incidentit.
Himarë/Informacion paraprak
Rreth orës 21:00 është njoftuar se nga një jaht në det, përballë Palasës, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në ajër.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare janë vënë në ndjekje të jahtit.
Njëkohësisht, janë njoftuar edhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe të Stacionit të Policisë Dhërmi, të cilat po kryejnë kontrolle nga toka përgjatë vijës bregdetare.
Vijon ndjekja e mjetit lundrues, me qëllim verifikimin e informacionit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Në përfundim të operacionit për ndalimin e jahtit dhe të veprimeve të para hetimore do të jepet informacion i plotë për rastin.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






