

Entuziazmi në Francë pas emërimit të Zinedine Zidane në krye të kombëtares ka arritur kulmin. Vetëm katër ditë pas zyrtarizimit të tij si trajner, janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen e debutimit në “Stade de France” kundër Italisë.
Federata Franceze e Futbollit bëri të ditur se sfida e 2 tetorit do të zhvillohet para rreth 80 mijë spektatorëve, duke konfirmuar interesimin e jashtëzakonshëm të tifozëve për epokën e re të “Les Bleus”.
Megjithatë, debutimi zyrtar i Zidane në pankinën e Francës do të vijë më herët. Më 25 shtator, ai do të drejtojë ekipin në transfertë ndaj Turqisë, ndërsa katër ditë më vonë, më 29 shtator, Franca do të luajë një tjetër ndeshje jashtë fushe kundër Belgjikës.
Mbështetja masive e tifozëve tregon besimin e madh te legjenda e futbollit francez, e cila nis një kapitull të ri në drejtimin e përfaqësueses me pritshmëri të larta për rikthimin e suksesit në arenën ndërkombëtare.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






