

Me thirrjet “O tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë” dhe “Dorëheqje!”, qytetarë të mbledhur në Tiranë kanë marshuar drejt Kryeministrisë në protestën e 64-të kundër qeverisë.
Gjatë tubimit janë dëgjuar edhe slogane të tjera kundër kryeministrit Edi Rama, ndërsa protestuesit kanë kërkuar largimin e tij nga detyra.
“Edi Rama, dil në bulevard, atdheu është i yni, jo biznes privat!”, ishte një prej thirrjeve të artikuluara nga turma gjatë marshimit.
Sipas organizatorëve, qytetarët janë mbledhur prej 64 ditësh në kryeqytet me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit, duke e cilësuar këtë si një kërkesë të panegociueshme.
Protesta vijon në bulevardin kryesor të Tiranës, ndërsa forcat e rendit janë angazhuar për mbarëvajtjen e tubimit dhe ruajtjen e sigurisë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






