Transmetuar më 02-08-2026, 19:13

Çmimet e karburanteve kanë shënuar rritje pas shkrirjes së Bordit të Transparencës, duke rënduar kostot për drejtuesit e automjeteve.

Në disa pika të shitjes së karburanteve, nafta është rritur nga rreth 204 lekë për litër në 214 lekë për litër, ndërsa edhe benzina ka ndjekur të njëjtën tendencë rritëse.

Edhe pse rritja e fundit është rreth 10 lekë për litër, ndikimi financiar është i ndjeshëm për qytetarët që përdorin automjetet çdo ditë. Për një depozitë mesatare prej 50 litrash, kostoja shtesë arrin në rreth 500 lekë krahasuar me javën e kaluar.

Krahasuar me çmimet e fundit të përcaktuara nga Bordi i Transparencës përpara shkrirjes së tij, nafta rezulton të jetë rritur me rreth 38 lekë për litër.

Ndërkohë, benzina është rritur me rreth 33 lekë për litër, nga çmimi 166 lekë që ishte përcaktuar në vendimin e fundit të Bordit.

Ekspertët e tregut vlerësojnë se, nëse çmimet ndërkombëtare të naftës vijojnë trendin rritës, nuk përjashtohet mundësia që edhe çmimet në tregun vendas të pësojnë ndryshime të tjera gjatë javëve në vijim.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit