Transmetuar më 02-08-2026, 17:57

Ernest Muçi vijon të tregojë formë të shkëlqyer në prag të sezonit të ri, duke lënë sërish gjurmë në një ndeshje miqësore me fanellën e Trabzonspor.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka gjetur rrugën e rrjetës ndaj Udinezes, skuadrës së Serisë A italiane, duke zhbllokuar sfidën që në minutën e katërt.

Muçi mori topin në krahun e majtë të sulmit dhe, me një goditje të saktë me pjesën e brendshme të këmbës nga brenda zonës, befasoi portierin Piana, duke i dhënë avantazhin skuadrës turke.

Ky ishte një tjetër konfirmim i momentit pozitiv që po kalon 24-vjeçari, i cili po fiton gjithnjë e më shumë rëndësi në formacionin e Trabzonspor.

Sezonin e kaluar, Muçi ishte një prej lojtarëve më produktivë të skuadrës turke. Në 26 ndeshje të kampionatit ai realizoi 11 gola dhe dhuroi 3 asistime, duke u shndërruar në një nga figurat kryesore të ekipit.

Paraqitjet e tij të vazhdueshme kanë rritur pritshmëritë ndaj sulmuesit shqiptar, ndërsa forma e treguar në përgatitjet para sezonit të ri tregon se Muçi është gati të luajë një rol të rëndësishëm në aventurën e tij të radhës me Trabzonspor.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit